
Kreu demokrat Sali Berisha ka publikuar një video-mesazh në rrjetet sociale, përmes të cilit i kërkon shqiptarëve që në 11 maj të bëhen bashkë, për të ndalur të keqen.
Berisha shprehet se në 11 maj shqiptarët duhet të votojnë ndryshimin, duke iu referuar kështu koalicionit PD-AMSH.
“Kurrë nuk heshta! U ktheva jo si politikan, por si misionar! Për sa kohë të më japë Zoti forcë dhe frymë do luftoj për vendin dhe kombin tim!
Ftoj shqiptarët të ndalim të keqen. Ditën e diel të bashkohemi, të votojmë ndryshimin për të bërë “Shqipërinë Madhështore””, shprehet Berisha.
Lini një Përgjigje