TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2025, 14:07

“Po manipulohet procesi zgjedhor në Greqi”, Topalli: SPAK të hetojë personat që kanë marrë fletët e votimit pa ID

Shkruar nga Pamfleti

“Po manipulohet procesi zgjedhor në Greqi”, Topalli: SPAK

Drejtuesja politike për Diasporën e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka ngritur sot akuza mbi procesin e votimit të shqiptarëve emigrantë në Greqi, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga KQZ, SPAK dhe misioni i OSBE-ODIHR.

Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, Topalli deklaroi se persona të paidentifikuar kanë arritur të marrin në dorëzim fletë votimi në pikat e shpërndarjes në Greqi, duke shkelur rëndë parimet e identifikimit dhe ligjshmërisë.

Ajo shtoi se Partia Demokratike i kërkon OSBE-së dhe ODIHR-it të vendosin monitorim ndërkombëtar në Greqi, për të garantuar integritetin e votës së emigrantëve shqiptarë.

“Unë dua të shpreh një shqetësim të thellë, serioz dhe urgjent në fakt për cfarë ndodh në Greqi. Vazhdojnë të vijnë indicie informacione që në ato që quhen qendra të shërbimeve postare, që janë lokale të lojërave të fatit, njerëz të paidentifikuar marrin jo një, por 10 deri në 100 zarfe votimi dhe i kthejnë në këto lokale pa vendosur firmën e tyre dhe pa dorëzuar shenjën e identifikimit. Nëse një vote hidhet në një lokal të lojërave të fatit dhe në errësirë, pa identifikim dhe pa firmë të personit që i merr kjo nuk është një votë që mund të vlerësohet. Nuk jemi thjesht në kushtet e shkeljes ligjore, ku ky fenomen është shpërndarë në të gjitha lokalet e lojërave të fatit, kjo e ka emrin manipulim të procesit zgjedhor në Greqi.

Unë i kërkoj ODIHR dhe OSBE të kenë një fokus të vecantë me procesin që po ndodh në Greqi. Një monitorim ndërkombëtar i vëzhguesve të huaj mbi procesin që ka kaluar jashtë kontrollit dhe ne kemi gjykimin se po kryhet nga partia në pushtet, në kërkojmë mbështetjen dhe monitorimin e tyre. Së dyti i kërkojmë KQZ që të bëjë auditimin e të gjitha kutive të votimit, mënyrën e transportit së bashki me fletët e votimit dhe të transportit nga Greqia në Tiranë. Së treti i bëjmë thirrje SPAK që të bëjë një hetim dhe i bëjmë pyetje se kush janë ata që po thyejnë ligjin”, tha Topalli.

 

Lini një Përgjigje