
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Athinë.
Sula theksoi se ishte një takim për të ardhur keq, sidomos sa i përket qasjes që bëri kryeministri dhe mazhoranca.
“Situata që ishte takimi atje në Athinë në respekt të emigrantëve pa diskutim, por nga pikëpamja e qasjes që bëri Kryeministri dhe mazhoranca në tërësi është për të ardhur keq. Për të mos e tepruar që është e turpshme”, theksoi Sula për Ora News.
Më tej, Sula nuk kurseu ironinë kur tha se sipas tij, mazhoranca u kënaq në takimin e Ramës në stadiumin e Athinës sepse këndoi këngëtari i famshëm Noizy.
“Mënyra si shkoi Rama dhe mënyra si shkuan autobusët dhe mënyra si shkoi administrata sikur do pushtojnë Greqinë. Edhe bën thirrje nacionaliste që mua më vjen keq. U kënaqën se ishte Noizy se qejf e kanë për muzikën.
Po të ishte një takim normal me shumë vlerë do ishte madje unë do e vlerësoja maksimalisht. Jo për të pasur angazhim ekstrem të strukturave të mazhorancës në të gjitha format dhe mënyrat”, tha Sula.
Lini një Përgjigje