
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka mbetur i lënduar gjatë kaosit sot në Kuvend. Opozita dogji karriget, teksa nuk munguan dhe sendet e forta në drejtim të drejtueses së seancës. Ndër më aktivët ishte Bardhi, i cili nuk kurseu dhe fyerjet dhe akuzat. Por ai duket se ka vrarë këmbën.
Lajmin e dha moderatorja Eni Vasili, e cila në nisje të emisionit të saj tha se kishte të ftuar sot Gazmet Bardhin, por ai e ka njoftuar pak më parë se kishte të pamundur të vinte sepse ka dëmtuar këmbën.
“Kemi pasur të ftuar edhe Gazment Bardhin. Çfarë ka ndodhur që nuk është këtu? Ai është lënduar në këmbë dhe është në spital. I është lënduar këmba dhe nuk ishte në gjendjen më të mirë të mundshme”, tha ajo.
Lini një Përgjigje