TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shkurt 2026, 21:53

"Turp, po deformoni luftën!", Majko reagon ashpër për pretencën ndaj ish-liderëve të UÇK

Shkruar nga Pamfleti

"Turp, po deformoni luftën!", Majko reagon ashpër për

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar ndaj procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të dëmshëm për të vërtetën historike.

Majko, i cili drejtonte qeverinë shqiptare gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, thotë se ky proces po deformon realitetin dhe po barazon viktimën me agresorin.

Sipas tij, drejtësia në Hagë po shkon përtej përgjegjësisë individuale dhe po cenon edhe ndërhyrjen e Perëndimit në mbështetje të shqiptarëve.

“Procesi fyen aksionin ndërkombëtar të Perëndimit përballë krimeve shtetërore të Serbisë”, shprehet Majko.

Teksa e cilëson si një turp, Majko paralajmëron se ky gjyq po rishkruan historinë në favor të palës serbe, duke shtuar se po justifikohet figura e Sllobodan Millosheviçit, i akuzuar për krime lufte në Kosovë. “Ky proces po e amniston Millosheviçin”, thekson Majko.

Majko ka folur lidhur me pasojat që mund të sjellë ky proces duke thënë se "pas kësaj, mbetet vetëm t’i kërkohet Kosovës të paguajë dëmshpërblim Serbisë".

 

Lini një Përgjigje