TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Nëntor 2024, 12:45

Turi në Greqi, Rama tallet me PD: Blendi Fevziu, e vetmja opozitë që na ka mbetur

Shkruar nga Pamfleti
Turi në Greqi, Rama tallet me PD: Blendi Fevziu, e vetmja opozitë
Edi Rama dhe Blendi Fevziu

Në takimin me shqiptarët e Greqisë në Selanik, kryeministri Rama ka thënë se gazetari Blendi Fevziu është e vetmja opozitë që ka mbetur në Shqipëri, teksa ironizoi gjendjen ku ndodhet  sot opozita shqiptare.

'Ju e keni parë që sa herë më marrin në pyetje ata që duhet të ishin zëdhënës të opinionit publik, por për fat të keq janë zëdhënës axhendash të ndryshme, më nxjerrin para lista emrash, apo siç ndodhi me të vetmen opozitë që na ka mbetur, me të cilën mund të bëjmë debat, me Blendi Fevziun. Më nxjerr një ekspozitë me fotografi për të më thënë që unë duhet të ndihem përgjegjës moralisht pse drejtësia ka hetuar, po heton, ka akuzuar, po akuzon apo ka dënuar individë të lidhur me pushtetin politik të PS-së.Në fakt, e kundërta ndodh me mua. Nuk mund të më vijë mirë për arsye personale, por për arsye të kontratës që kam me shqiptarët, unë jam krenar që me një vizion shtetbërës, PS plotësisht të vetëdijshëm, të gjithë së bashku ja hoqi duart e pushtetit politik drejtësisë nga qafa dhe ja dha të gjithë lirinë pa parë majtas apo djathtas, por vetëm drejt.', tha Rama.

Kryesocialisti në Selanik kërkoi ndihmën e diasporës për ta bërë siç u shpreh ai, Shqipërinë e 2030-ës, anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian. 

“Kjo është një ditë e veçantë për mua, edhe për një arsye tjetër. Ju sot këtu nuk jeni thjesht, bashkatdhetarë, jashtë atdheut me një të drejtë vote në Shqipëri që kush ka mundur e ka ushtruar duke marrë rrugën për të ardhur. Sot ju jeni votues që për herë të parë, do të merrni pjesë në zgjedhjet politike të Shqipërisë, duke gëzuar të drejtën të votoni këtu ku jeni nga shtëpia juaj. Ju e dini, më është dashur të përpiqem gjatë... me partinë tonë për ta bërë realitet edhe këtë premtim të dhënë kohë më parë, të cilin nuk e mbajtëm dot për një kohë jo të shkurtër, sepse pa marrë votat e domosdoshme të palës tjetër për ligjin e zgjedhjeve ishte e pamundur... Në pranverën e ardhshme, ju kërkoj votën tuaj nga Greqia, për ta bërë Shqipërinë e 2030, anëtarë me të drejta të plota në BE."

rama blendi fevziu

Lini një Përgjigje