TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Dhjetor 2025, 16:33

“’Trimi’ qenka lagur edhe nga BKH”, Paloka ironizon Ramën: Një ushtri me roje dhe prapë nuk i heq pelenat

Shkruar nga Pamfleti
“’Trimi’ qenka lagur edhe nga BKH”, Paloka ironizon
Edi Rama dhe Edi Paloka

Edi Paloka, deputet i PD-së, ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama, lidhur me një deklaratë që ky i fundit tha në podcastin “Flasim” lidhur me një kontroll që agjentët e BKH-së kanë ushtruar në Kryeministri pak ditë më parë. Rama e përmendi rastin si një incident që kishte ndodhur mes agjentëve të BKH-së, që i cilësoi si “disa trimosha” dhe efektivëve të Gardës së Republikës, lidhur me mosdorëzimin e armëve që kishin agjentët e strukturës së posaçme.

Paloka në postimin e tij në rrjetet sociale e cilëson Edi Ramën një ‘trim’ që është lagur edhe nga BKH.

Makina të blinduara, autokolonë makinash shoqëruese, një ushtri me roje e bodyguardë, jelekë antiplumb, valixhe antiplumb ( që hapen nga rojet në krah të atij që ruajnë në se ka krisma plumbash), kontrolle të imtësishme të gjithë atyre që jetojnë ose punojnë pranë tij, gardistë çdo 100 metra në rrugën nga kryeministria në Surrel…etj, etj. Po prapë nuk i heq pelenat …”, shkruan Paloka.

Lini një Përgjigje