TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Dhjetor 2025, 16:24

Adriana Kalaja sfidon Berishën: Avokati i Popullit do të shkojë në Kushtetuese, do zbardhet kush i bëri negociatat

Shkruar nga Pamfleti
Adriana Kalaja sfidon Berishën: Avokati i Popullit do të shkojë
Sali Berisha dhe Adriana Kalaja

Aktivistja Adriana Kalaja, e cila ishte një nga kandidatet e opozitës për Avokatin e Popullit, e mbështetur edhe me firmat e deputetëve, ka sfiduar kreun demokrat, Sali Berisha.

Ky i fundit, pavarësisht qëndrimit të mbajtur ndaj Endri Shabanit që u votua me 85 vota për të marrë detyrën e Avokatit të Popullit, tha se nga PD nuk do të ndërmerret asnjë iniciativë për të çuar çështjen në Kushtetuese. Por Kalaja përmes rrjeteve sociale njofton se po përgatit kërkesën për në Kushtetuese, madje edhe një kallëzim penal për të zbardhur të gjithë procesin.

Në përgjigje të pyetjeve të shumta dhe me të drejtë, apo edhe akuzave se u përdora si fasadë në këtë proces, patjetër që po.

Po kështu, nisur nga mesazhet e shumta qe më vijnë nga Miqtë dhe Ndjekësit apo Mbështetësit, për këtë rast, Ju bëj me dije se po përgatis përveç kërkesës për në Kushtetuese edhe kallëzim penal për të zbardhur gjithë këtë "procedurë":

1. Kush i bëri "negociatat"?

2. Kush i ka bërë telefonatat?

3. Kush është oligarku që fshihet pas kësaj "negociate"?

Ecetera ecetera.....

Surpriza plot.

Deri në fund”, shkruan Kalaja.

Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit ka krijuar një tjetër përplasje në PD, ndërsa disa nga firmëtarët që mbështetën Endri Shabanin si kandidat kanë nisur autokritikën, duke kërkuar ndjesë. Deri më tani nuk dihet se cili nga drejtuesit e PD-së inicio mbledhjen e firmave në mbështetjen e Shabanit, por shumë nga ata që konsiderohen si besnikë të Sali Berishës, kanë emrin në listën e firmëtarëve.

Lini një Përgjigje