TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shkurt 2024, 15:40

Tensionet për 'Zgjedhoren', Zhupa: Nikolla urdhëroi gardistët, edhe në Kuvend u përplasëm fizikisht

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet për 'Zgjedhoren', Zhupa: Nikolla urdhëroi

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa teksa ka folur për tensionet e sotme në Komisionin e Reformës Zgjedhore, tha se edhe ditën e djeshme janë përplasur fizikisht me gardistët.

Sipas saj, ata u urdhëruan nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla për të mos i lejuar të merrnin pjesë në seancën plenare.

Zhupa shtoi se i njëjti skenar u përsërit edhe sot në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

“Ne zonjat deputete, bashkë me kolegët jemi përballur me një situatë të paprecedentë, duhet të përballeshim me Gadrën. Ne ishim të pa përjashtuara dhe donim të hynim në seancës plenare për çështjet të zgjedhësve, por Garda e Republikës me urdhër të kryetares së Kuvendit, ka vepruar në një mënyrë vandale që ka bërë dje në hyrje të seancës plenare. Secila nga ne është ndeshur me zotërinj burra trup më trup , për të hyrë atje, duke u përplasur si të ishim në një zonë lufte.

Nikolla jo vetëm ishte në dijeni të kësaj, situate, por hapi seancën. Kur hymë brenda, nuk pamë asnjë qasje dhe vijuan me arrogancë sikur ne të ishim të gabuar.

E njëjta skenë u përsërit dhe sot, sepse mesa duket ky është një urdhër i marrë nga Nikolla. E kemi pasur të pamundur të hyjmë në kryesi, sepse në fund të fundit kërkojmë të marrim pjesë si përfaqësues të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, po kërkojmë Komisionet Hetimore që kanë interes publik, kërkojmë të respektohet Kushtetuta”, tha Zhupa në deklaratën e saj.

Lini një Përgjigje