TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2026, 08:32

Takimi i tensionuar me socialistët, Rama ndan pamje nga mbledhja me grupin e PS dhe qeverinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Takimi i tensionuar me socialistët, Rama ndan pamje nga mbledhja me grupin
Edi Rama me grupin e PS

Siç u raportua edhe ditën e djeshme, mbledhja e grupit parlamentar të PS me ministrat ka prodhuar një përplasje mes Erjona Ismailit ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Elisa Spiropalit, ish ministre e këtij diktasteri dhe ish ministre e Jashtme dhe kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë ditën e sotme, kryeministri Edi Rama në “Facebook” ka ndarë pamje nga mbledhja e i mbajtur me grupin Parlamentar të PS dhe qeverinë.

Rama shkruan se në këtë mbledhje u zhvillua një dëgjesë institucionale me Drejtoren e ASHK për ecurinë e reformës në kadastër.

Ndër të tjera, ai thekson se kanë bashkëbiseduar edhe me kryetarin e Komisionit të Reformës Administrative Territoriale për skenarët e reformës. Gjithashtu mësohet se u diskutua kalendari kombëtar dhe përmbajtja e takimeve “Punët e Shqipërisë”.

“MIRËMËNGJES dhe me videokartolinën e mbledhjes së zgjeruar mujore të qeverisë dhe Grupit Parlamentar Socialist, ku u krye një dëgjesë institucionale me Drejtoren e ASHK për ecurinë e reformës në kadastër; u bashkëbisedua me kryetarin e Komisionit të Reformës Administrative Territoriale për skenarët e reformës, si edhe u diskutua kalendari kombëtar dhe përmbajtja e takimeve “Punët e Shqipërisë”, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, u prezantua për herë të parë  puna e plotë e deritanishme e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.

Prezantimi u bë nga bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku.

Fokusi kryesor i socialistëve është konsolidimi funksional, që nënkupton se bashkitë e vogla bashkohen me fqinjët më të forta, ndërsa qarqet mbeten si nivel koordinues. Skenar i  dytë i selisë rozë është konsolidimi dhe decentralizimi: bashki të mëdha në shkallën e ish-rretheve si nivel ekzekutiv kryesor, ndërsa ish-bashkitë aktuale marrin statusin e qytetit me kryetar e këshill të zgjedhur drejtpërdrejt.
Forcimi i qarqeve është skenari i tretë, sipas të cilit, ruhen të gjitha bashkitë dhe qarqet, por qarku transformohet nga nivel koordinues në nivel ekzekutiv real me zgjedhje të drejtpërdrejtë.

 

mbledhja me grupin e ps dhe qeverisë rama ndan pamje

Lini një Përgjigje