TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2024, 21:54

Takimi i Ramës në Athinë, Basha: Të tregojë kush i mbuloi shpenzimet për udhëtimin e administratës në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Takimi i Ramës në Athinë, Basha: Të tregojë kush i

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ak komentuar takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë. Ai u shpreh se Rama ka plot 4 palë zgjedhje që premton votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë.

Basha deklaroi se Rama shkon atje me administratën publike, duke theksuar se çështja që duhet zgjidhur është se me shpenzimet e kujt udhëtuan punonjësit e administratës.  

Teksa Basha ngriti dhe një tjetër çështje, atë të publikimit të të dhëna të censusit, duke thënë se numri është tronditës. Ai akuzoi Ramën se është produkt i të gjitha dramave dhe shpopullimit.  

"Si mund të mos reagoja kur njeriu që është përgjegjës për largimin më të madh të shqiptarëve në 34 vite, drejtpërdrejtë përgjegjës, në fund të mandatit të tij të tretë, pasi ka plotë 4 palë zgjedhje që premton votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, shkon atje me administratën publike me vete që është një çështje për t’u zbardhur. Si udhëtuan këta njerëz, me shpenzimet e kujt udhëtuan aty, për të krijuar një mizensen e cila nuk bind askënd.

Ne e dimë që në Greqi ka me qindra e mijëra bashkatdhetarë, numrat vaijojnë nga 600-900 mijë dhe afërmendsh, çdo politikan kryesor i vendit mund të organizojë një tubim nëse dëshiron të organizojë një tubim. Pse duhet ta ngresh administratën, ta shkulësh administratën nga Tirana për ta çuar atje? Që të ndihet mirë Edi Rama? Po si ndihen ata shqiptarë që ka përzënë në këto 11 vite? Si ndihen ata shqiptarë mendojnë ditë për ditë të largohen pikërisht për shkak të keqqeverisjes, të korrupsionit të Edi Ramës që ka varfëruar vendin dhe ka pamundësuar shanset për një jetë normale për mijëra e mijëra shqiptarë. Sot jemi 13 maj, është bërë para 1 viti censusi, pse nuk publikohen të dhënat e censusit. Sepse, pavarësisht prej alibive që gjoja me hakerime, fakti është që të dhënat janë tronditëse. Dhe tregojnë se drama më e madhe që ka shkaktuar Edi Rama, produkt i të gjithë dramave të tjera, është shpopullimi i Shqipërisë", u shpreh ai.

lulzim basha pd

Lini një Përgjigje