
Ka përfunduar mbledhja e grupit të deputetëve të Sali Berishës në Kukës.
Në një deklaratë pas mbledhjes, Bardhi u shpreh se në mbledhjen e deputetëve kanë kërkuar që të ringrejë komisionin për Reformën Zgjedhore. Bardhi tha se janë caktuar edhe emrat.
"Jemi ndalur në axhendën parlamentare të kësaj jave që vjen ku në fokus ka qenë reforma zgjedhore. Sot grupi i PD-së ka autorizuar kryetarin e grupit që të propozojë projekt vendimin për ngritjen e Komsionit për Reformën Zgjedhore. Bashkëkryetar do të jetë Oerd Bylykbashi ndërkohë që anëtarë do të jenë, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Salianji, Tomor Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili.
Për ne është e papranueshme që në dy vite komisioni i reformës zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat duke favorizuar vjedhjen e vjedhjeve nga Rama", tha Bardhi.
Lini një Përgjigje