TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2024, 10:34

Spartak Ngjela bën parashikimin: Berisha ikën nga politika, lidershipi i ri në PD do jetë nga SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Spartak Ngjela bën parashikimin: Berisha ikën nga politika, lidershipi
Spartak Ngjela

Spartak Ngjela ka bërë një parashikim nëse Berisha dënohet nga SPAK dhe se çfarë do ndodhë me PD-në.

Sipas tij me largimin e Berishës do zgjidhet një lidership i ri i cili do jetë i zgjuar dhe kështu do rregullohen marrëdhëniet me SHBA.

'Harroni ju që Berisha është i dënuar, është në burg aktualisht, në arrest shtëpie. Flasim për avancimin e Saliut, ekzistencën e tij në politikë. A do dënohet nga SPAK-u? Po u dënua nga SPAK-u nuk është as deputet. Në momentet kur Sali do dalë jashtë politikës me një vendim gjyqësor të formës së prerë, do bëhet bashkimi i PD-së dhe do zgjidhet lideri i ri. Lidershipi i ri nuk do jetë nga ato non gratat, por do jetë i zgjuar. Atëherë do rregullojë PD-ja marrëdhëniet me SHBA dhe do të fillojë të marrë veten në Shqipëri.', tha Ngjela në “Top Talk”.

Më tej avokati shprehet se Berisha është një gënjeshtar patologjik dhe ka 27 vite që vetëm gënjen.

'Akoma me Saliun merreni juve? Ju gënjeu një herë nuk është faji juaj, ju gënjeu për së dyti, ëshët faji juaj. Ai ka 27 vite që ju gënjen dhe ju merreni me gënjeshtrat e tij. Merrem unë me gënjeshtrat e Saliut gënjeshtar patologjik? Ku mund të merret Britania e Madhe, të shkelë ligjet për një fshatar shqiptar. Më lini rehat, a keni ndonjë pyetje tjetër?', tha ai.

Ish kryeministri demokrat Sali Berisha ka humbur apelin në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office” për heqjen e non grata-s në Britaninë e Madhe.

Në vendimin e 19 korrik 2022 “Home Office” e shpalli “non grata” me akuzast se Berisha ishte i përfshirë në korrupsion, ndërhyri në punët e drejtësisë dhe se kishte lidhje me krimin e organizuar.

spartak ngjela berisha

Lini një Përgjigje