TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Qershor 2024, 22:20

“Më kanë bërë 5-6 atentate”, rrëfehet Azgan Haklaj: Si më burgosi Meta dhe nxiti vrasjet e Tropojës, sot Berisha e ka aleat

Shkruar nga Pamfleti

“Më kanë bërë 5-6 atentate”, rrëfehet Azgan

Ish-deputeti Azgan Haklaj ka rrëfyer se pse është shndërrua në kritik ndaj Sali Berishës, dikur bashkëpunëtor i tij. Sipas tij, një ndër arsyet kryesore është aleanca me Ilir Metën.

Ai ka rrëfyer sesi Meta e arrestoi kur ishte kryeministër dhe nxiti vrasjet në Tropojë, ndërsa sot Berishe ka aleat.

Në vitin 2001 kur u burgosa, po për Sali Berishën në betejë me Ilir Metën. Dhe arrestimi im është më i ashpri pas vitit ’90. Trupat e Ilir Metës të dërguar enkas. Jo policë dosido, por të zgjedhur, për të më rrëmbyer në mesnatën e 21 janarit. Sepse unë u përpoqa dhe e nxorëm Tropojë nga situata ku ishte zhytur. I burgosur politik me akuza të fabrikura nga prokuroria e Ilir Metës. 6 muaj në burg. I dalë deputet nga burgu. Tani pas shumë vitesh Berisha është me Metën. Ndërkohë Meta është autor i ngjarjeve në Tropojë. E dini ju masakrën e 28 nëntorit 2000, ka qenë kryeministër Meta ku tha se disa nga banditë janë vrarë. U vra kushërira ime Shota Haklaj. Kanë qenë krimet më të përbindshme. Më kanë bërë 5-6 atentate. Tani Berisha bashkohet me Ilir Metën”, tha Haklaj i ftuar në podkastin e “Pamfletit”, “Të Pashoq”.

 

Lini një Përgjigje