TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Tetor 2023, 18:14

“S’mund të përfaqësohemi nga Alibeaj”, Vokshi: Rama po tenton të “vrasë” Komisionin për Reformën Zgjedhore

Shkruar nga Pamfleti

“S’mund të përfaqësohemi nga Alibeaj”, Vokshi:

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se Enkelejd Alibeaj nuk mund të jetë bashkëkryetar nga ana e opozitës, në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

Në një intervistë për ABC News, Vokshi u shpreh se bashkëkryetari zgjidhet nga ana e deputetëve të opozitës. Sipas Vokshit, kryeministri Edi Rama po bën tentativa për “ta vdekur” Komisionin për Reformën Zgjedhore.

Për çfarë reformë po flasim ne zgjedhore, ku ka një komision Ad Hock, ka dy vjet, nuk ka bërë asnjë punë. Nuk mund të jetë Alibeaj. Çuçi tha që ne nuk mund të vëmë një bashkëkryetar nëse nuk ka konsensus. Konsensus për çfarë? Nuk e duam konsensusin ne. Ne do bëjmë atë që do PS apo Edi Rama? Nuk ka nevojë për konsensus për të pasur anëtarë të opozitës në Komisionin e Reformës zgjedhor. Janë të përzgjedhurit e deputetëve të opozitës në Parlament ato që caktohen. Janë tentativa të Edi Ramës për të vdekur një Komision të Reformës Zgjedhore që deri më tani e ka mbajtur pezull dhe nuk ka bërë asnjë punë. Nuk mund të rrimë më me Enkelejd Alibeajn bashkëkryetar aty, e provuam Enkelejd Alibeajn. Nuk mund të rri Grida Duma akoma anëtare e Komisionit për Reformën Zgjedhore, është turp. Grida Duma, ka një vit që ka dhënë dorëheqjen nga mandati, ajo firugon anëtare e komisionit”, theksoi ajo.

vokshi reforma zgjedhore

Lini një Përgjigje