TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shtator 2023, 15:22

Skandali me sistemin TIMS dhe rrjedhja e të dhënave, zbardhet kërkesa e 45 deputetëve demokratë drejtuar Nikollës

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me sistemin TIMS dhe rrjedhja e të dhënave, zbardhet

Është zbardhur kërkesa e 45 deputetëve të opozitës për hetimin parlamentar të të dhënave personale që kanë rrjedhur nga bazat e të dhënave shtetërore.

Komisioni Hetimor kërkon të hedhë dritë mbi skandalin e patronazhistëve, publikimin e pagave, publikimin e targave të makinave, nxjerrjen e llogarive  bankare dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Kërkesa, është firmosur nga deputetë që kanë marrë pjesë në takimet e përbashkëta mes grupimit Bardhi dhe Berisha.

Kujtojmë se Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Ai u shpreh se kërkesa u firmos nga 45 deputetë të opozitës dhe ky komisioni hetimor do të jetë për Trajtimin e të Dhënave Personale në Bazat të Dhënave Shtetërore. Ai theksoi se Komisioni Hetimor do të shqyrtojë rastet dhe do të vlerësojë masat e nevojshme përfshirë ligjore.

Skandali me sistemin TIMS dhe rrjedhja e të dhënave, zbardhetSkandali me sistemin TIMS dhe rrjedhja e të dhënave, zbardhetSkandali me sistemin TIMS dhe rrjedhja e të dhënave, zbardhetSkandali me sistemin TIMS dhe rrjedhja e të dhënave, zbardhetSkandali me sistemin TIMS dhe rrjedhja e të dhënave, zbardhetSkandali me sistemin TIMS dhe rrjedhja e të dhënave, zbardhetSkandali me sistemin TIMS dhe rrjedhja e të dhënave, zbardhet

tims skandali

Lini një Përgjigje