
Tritan Shehu, deputet i PD dhe ish-ministër i Shëndetësisë ka komentuar skandalin e koncesionit të sterilizimit.
Sipas tij, SPAK e ka zvarritur shumë këtë dosje, pasi duhej ta kishte mbyllur më përpara.
"Kjo çështje politikisht nuk ka si të mos ndikohet. Këto janë hetime politike. Organet e tjera dhe SPAK duhet të kishin reaguar më përpara.
Nuk është vetëm ministria e Shëndetësisë e përfshirë, por edhe mekanizmat e qeverisë. Këto mekanizma i kanë sjellë dëme financiare sistemit të Shëndetësisë. Këto mekanizma duhen ndalur", tha ndër të tjera Sehu në “Ora News”.
Lini një Përgjigje