Ish-kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me aferën e "sterilizimit" ku u arrestuan ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
Berisha tha se Edi Rama festoi dje krenarisht shpëtimin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj nga burgu pas arrestimit të 8 zyrtarëve dhe një biznesmenit për aferën korruptive të sterilizimit.
Ai u shpreh se falja e Beqjes nga SPAK ishte goditja më dëshpëruese që iu dha besimit të atyre që prisnin drejtësi për vjedhjen e dytë të shekullit mbasi firma e zezë Ilir Beqjes është në tre nga katër PPP-të e kësaj vjedhjeje, e cila me çmimet minimale iu kushton zyrtarisht shqiptarëve 450 milionë euro, ndërsa me çmimet e hajnisë do të kushtojë 900 milion deri në 1 miliard euro.
“Gëzimi i papërmbajtur i Ramës ishte logjik, mbasi falja e Beqjës, jo vetëm shpëtimin e parave që kanë ndarë së bashku në vjedhjen e dytë të shekullit, por shënonte triumfin e kontrollit të tij total me Skapin e Partisë dhe funksionimin e përsosur të platformës së tij të kokave të turkut për publikun. Falja e Beqjes ishte goditja më dëshpëruese që iu dha besimit të atyre që prisnin drejtësi për vjedhjen e dytë të shekullit mbasi firma e zezë Ilir Beqjes është në tre nga katër PPP-të e kësaj vjedhjeje, e cila me çmimet minimale iu kushton zyrtarisht shqiptarëve 450 milionë euro, ndërsa me çmimet e hajnisë do të kushtojë 900 milion deri në 1 miliard euro.
Hajduti Ilir Beqja ishte i pafalshëm sepse në aferën e sterilizimit ai është përgjegjësi absolut, pasi është personi që në kundërshtim flagrant me ligjet:
1- Ka firmosur për hapjen e koncesionit të sterilizimit.
2- Ka firmosur pikëzimin e kompanive pjesëmarrëse në garë duke i dhënë kompanisë së tij me Ilir Rrapajn, të themeluar vetëm 1 muaj më parë me gjithsej 1 mijë euro kapital, dyfishin e pikëve në krahasim me rivalin e tij në garë. Shtoj këtu se në një qeveri të vërtetë kurrë ministri nuk mund të merret me pikëzimin. Kjo ndodh vetëm në shpellën e Ali Babës apo Edi Ramës.
3- Ka firmosur kontratën antiligjore të koncesionit me të cilën është rritur 3-6 herë kostoja e sterilizmit duke u grabitur spitaleve, dhjetëra e dhjetëra milionë euro. Por me kriminalja, duke dënuar me vdekje dhe qindra e qindra të sëmurë që mbeteshin pa u operuar sepse spitalet nuk përballonin dot pagesat që duhet t’i bënin kompanisë gjakpirëse Beqja-Rrapaj.
4- Ka firmosur faljen, kompanisë së tij Beqja-Rrapaj, të aparaturës ultramoderne të sterilizimit të blerë me fonde publike në fillim të vitit 2013 së bashku me ambientet e reja për këtë procedurë”.
Berisha shton se “përveç këtyre, Beqja ka fshehur ndaj komisionit parlamentar dhe deputetëve dosjen e krimit të tij”.
Së fundi, SPAK ka faktuar në mënyrë të pakundërshtueshme se Beqja, Rrapaj, Rjepaj ishin një bandë hajdutësh mafioz të pamëshirë të pandarë që lëviznin së bashku brenda dhe jashtë vendit.
Por me gjithë këto përgjegjësi ligjore dhe penale të rënda të Beqjes, guximtarët e partisë në Skapin e saj vendosën ashtu siç thotë Old Majer: Beqja nuk ka ngrënë dardha të prishura dhe pikë, nuk e luan as topi!
Këta fanatikë të Partisë nuk mund të harronin kurrë mundin e madh të Edi Ramës në daljen zot, mbrojtjen nga Edi Rama, me pinca dhe gërshërë të thyera në dorë, nga studio në studio, të kompanisë Beqja-Rrapaj. Ata insanë se në të tjerët janë! Edhe ata kishin dëgjuar se Beqja qerrataj thoshte poshtë e përpjetë nën zë se “vllajo, kjo vjedhje është, por paratë nuk i kam marrë unë por…” dhe ngrinte sy dhe vetulla lart!”, shkruan Berisha në Facebook.
Lini një Përgjigje