
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka bërë një reagim zyrtar për ngjaren e turpshme të turistëve italianë në Berat.
Ajo thotë se se kur Rama i tregoi për ngjarjen i erdhi turp sepse Italia që dua të përfaqësoj nga këto veprime në sytë e të huajve.
Përmes një reagimi në Facebook, Meloni shkruan se faturën e ka paguar vetë ajo dhe nuk janë paratë e buxhetit të shtetit, siç e kritikon opozita.
"Ndërsa isha në Shqipëri, kryeministri Rama më tregoi historinë e 4 italianëve që ikën në një restorant pa paguar faturën. Pronari, pasi pamjet e arratisjes ishin bërë virale, tha se ishte ende i lumtur sepse bashkatdhetarët tanë hanin mirë dhe ishin të lumtur.
Më vinte turp, sepse Italia që dua të përfaqësoj nuk është një komb që flitet jashtë për këto gjëra, që nuk respekton punën e të tjerëve, që mendon se është argëtuese duke mashtruar të tjerët. Ndaj vendosa t'i kërkoja ambasadorit që të shkonte për të shlyer faturën, të cilën e pagova vetë. Asgjë e madhe, në fakt as që e raportova.
Megjithatë edhe kjo ka krijuar polemika në Itali, nga një opozitë që me sa duket preferon një tjetër imazh të Italisë. Më vjen keq sepse shpresoja që të paktën për diçka kaq të parëndësishme të biem dakord të gjithë.", shkruan Meloni në reagimin e saj.
Pamjet nga kamera e sigurisë pranë restorantit ku shihen 4 turistët italianë teksa ikin me vrap janë shpërndanë në mediat shqiptare dhe janë bërë virale në Tik Tok.
Këto pamje tashmë ndodhen në faqet e para dhe të shumë mediave të rëndësishme italiane duke ngjallur indinjatë dhe mes italianëve.
Kryeministrja Giorgia Meloni u largua mbrëmjen 17 gushtit me tragetin Prince drejt Brindizit, pasi qëndroi 3 ditë si e ftuar në rezidencën qeveritare nga kryeministri Edi Rama. Bashkë me Melonin ishin dhe familjarët e saj dhe vajza e mitur.
Gjatë qëndrimit në Vlorë, Giorgia Meloni u tregua shumë e rezervuar në daljen në publik dhe përveç një udhëtimi me varkë në Karaburun dhe doli vetëm nëpër rrugët e qytetit bregdetar, bashkë me Edi Ramën për një kafe në lokalet aty, e për të vizituar më pas Konsullatën italiane.
Un gruppo di turisti Italiani non paga il conto in un ristorante in Albania, Meloni fa saldare all'ambasciata. La premier: "Imbecilli, l'Italia non può perdere di rispetto all'estero" #ANSA pic.twitter.com/z6OH1FEayc
— Agenzia ANSA (@Agenzia_Ansa) August 18, 2023
Lini një Përgjigje