TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Gusht 2023, 10:25

Hedhja e plehrave në rrugë, Rama paralajmëron ndëshkime: Së shpejti hyn në fuqi paketa ligjore për ndotësit

Shkruar nga Pamfleti
Hedhja e plehrave në rrugë, Rama paralajmëron ndëshkime:
Edi Rama

Kryeministri Rama teksa ka reaguar për ndotjen e rrugës në aksin Kardhiq-Delvinë, ka parlajmëruar se qeveria po përgatit një paketë ligjore për ndëshkimin e ndotësve.

Në një postim në rrjete sociale, ai ka ndarë pamje të rrugës së ndotur nga mbeturinat duke i tërhequr vëmendje qytetarëve.

Ndërsa falenderon bashkinë e Gjirokastrës dhe ARRSH për pastrimin e saj, Rama bën me dije se individët që ndotin rrugët, do të ndëshkohen nga një paketë ligjore që do të hyjë në fuqi brenda afatit të fillimit të vitit të ardhshëm.

“Rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vend-hedhje plehrash.

Faleminderit Bashkisë Gjirokastër dhe ARRSH që u angazhuan në pastrimin e aksit Kardhiq-Delvinë që çdo ditë frekuentohet nga mijëra turistë.

Dhe në këtë kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare

Ne s’do lejojmë që sjellja e egër e një pakice individësh të pacipë, të dëmtojë Shqipërinë e rilindur turistike! Një paketë e re ndëshkimesh drastike ligjore për hedhësit e plehrave rrugëve, do të hyjë në fuqi maksimumi fillimvitin e ardhshëm.",  shkruan Rama.

 

rama

Lini një Përgjigje