TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Nëntor 2024, 18:56

"S'ka kthim pas", Blushi: Policia nuk arreston bandat, por ushtron dhunë ndaj qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

"S'ka kthim pas", Blushi: Policia nuk arreston bandat, por

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se protesta e opozitës është një betejë pa kthim.

Ai u shpreh se vetëm mosbindja civile dhe protestat janë mjeti për largimin e “regjimit”. Blushi theksoi se protestuesit nuk kanë kryer asnjë veprim në shkelje të ligjit, por janë përballur me dhunë nga forcat e policisë.

“Kjo është një betejë pa kthim, protestat sapo kanë filluar. Vetëm mosbindja civile dhe protestat janë mjete për shporrjen e këtij regjimi. Asnjë protestues nuk ka shkelur asnjë lule, kjo ishte dhunë e policisë. Policia nuk arreston bandat, por ushtron dhunë kriminale ndaj qytetarëve. Ky regjim është në grahmat e fundit”, tha Blushi për mediat.

Lini një Përgjigje