TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Nëntor 2025, 16:11

“Si mund ta lësh PD në duart e këtij të papërgjegjshmi?”, Spaho “shpërthen” ndaj Nokës: Arrogant, i pa edukatë dhe i blerë!

Shkruar nga Pamfleti

“Si mund ta lësh PD në duart e këtij të

Edmond Spaho ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj Flamur Nokës, pas incidentit të djeshëm në degën e PD në Kamzë. Noka u përplas me një militante dhe i tregoi derën.

Spaho thotë se kjo sjellje tregon arrogancën që, sipas tij, ka shkatërruar Partinë Demokratike dhe e ka kthyer në një strukturë që përjashton çdo zë kritik. Ai thotë se humbjet e njëpasnjëshme kanë ardhur pikërisht nga ky model drejtimi.

Spaho thotë se Noka dhe drejtues të tjerë kërkojnë të eliminojnë këdo që mendon ndryshe nga Sali Berisha.

Sipas tij, kjo linjë mbyt debatin e brendshëm dhe prodhon frikë te anëtarët. Spaho u shpreh se militantët nuk marrin pjesë në protesta sepse drejtuesit i përzënë sa herë që ata kundërshtojnë.

Mbi këtë arrogancë janë ngritur gabimet e rënda dhe humbjet e zgjedhjeve ndër vite në PD.

Si mund ta lësh PD në duart e këtij të papërgjegjshmi?

Objektivi i tij është të eliminojë këdo që mendon ndryshe nga Berisha dhe Muli dhe të ruajë karrigen e tij në opozitë si Sekretar i Përgjithshëm.

A keni parë ndonjë politikan kudo në botë, të përzërë militantët kur ata mendojnë ndryshe nga ai? Prandaj në protestë mblidhen vetëm 200–300 veta.

A e kuptoni sa e vështirë, për të mos thënë tërësisht e pamundur, është të flasësh në forumet e PD, sepse këta të shkrijnë, të hedhin në rrugë, të dhjesin kontributet shumëvjeçare dhe ta lënë familjen pa bukë.

Ky tip për muaj me radhë, para zgjedhjeve të 11 Majit, është mburrur nëpër kafene që do ta shohë Edmond Spaho ç’do t’i punojë.

Këta politikanë mendjemëdhenj, arrogantë, pa edukatë, pa parime, të shitshëm tek kush ofron më shumë, janë ata që ne “duam” dhe që do na “çojnë” në fitore?

Mbajini dhe t’i gëzoni, të gjithë ju që suleni si lukuni ujqërish për të sharë sa më shumë në fejsbuqe.

Koka bën koka pëson. Por kur koka nuk mëson nga gabimet është tragjedi e madhe dhe i zoti i kokës po nuk ndryshoi do mbytet në lumë”, shkruan ai.

 

4 Komente

  1. E
    Ervehe

    Ska faj Flamur Noka, ben sikur e kqa partine te nenes dhe babes se vet.Nuk e di ai qe po u ngriten njerezit e qerojne nga faqja e dheut. Njeri pa dinjitet, flet ne ate menyre se pari me nje grua dhe se dyti me nje demokrate qe nuk paguhet dhe nuk merr ryshfete nga Partia, por punon me ideaslizem qae te rrije Muli ne parti qe paguhet dhe nga partia dhe nga Kuvendi. Turp te te vije o malok i pagdhendur.

    1. L
      Loni

      Prandaj ka perfunduar partia demokratike ketu.Flamuri eshte injorant i lindur.Ne 2005 mbante flamujt e mitingjeve.I mban Berisha se keto i duhen.Bashk me vokshin,Dritan Shehun me shok.Po dhe ti Mondi duhej te flisje qe ne 2009 kur perjashtoj grupin qe votoj kundra ndryshimeve kushtetuese.Keshtu i han ujku nje nga nje.

      1. P
        Pukja

        Nê fshat kur luhej futboll , kish lojtarë në fush , por kish dhe të rendesishëm si Mulinë P.D. I pari mblidhte topat jashtë porte ,dhe mburrej se ishte pjes e skuadres. Muli ndante Flamujt e P.D , por ja arfiti këtu ku ështe. Por te nxjerë jash njeres te Partisë , unë mendoj se do përfundoj më keq se mendon. Një shprehje në Shkodër thotë. Të hyftë vti në qejf. O .uli.

        1. L
          Landi

          Muli është personazhi më i urryer në PD sepse ka që në 2005 që vegjeton në parlament në krahë të demokratëve të ndershëm . Pthuu racë e pështirë dhe injorant.

          Lini një Përgjigje