TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Nëntor 2025, 15:32

“Është i karikuar”, deputeti i PL-së flet për gjendjen e Metës: Ndjek zhvillimet politike nga qelia, na drejton nga atje

Shkruar nga Pamfleti

“Është i karikuar”, deputeti i PL-së flet për

Deputeti i PL-së, Edmond Haxhinasto, ka folur për situatën e Ilir Metës brenda qelisë, ku ai ndodhet prej më shumë se një viti. Haxhinasto u shpreh se ka komunikuar me Metën dhe e ka vizituar atë edhe në qeli, ndërsa e përshkroi gjendjen e tij si pozitive dhe të karikuar.

Ai theksoi se Meta mbetet i angazhuar duke ndjekur zhvillimet politike, ndërsa izolimi sipas tij nuk ka penguar aftësinë e tij të lidershipit.

Kam komunikuar me zotin Meta, brenda mundësive të reduktuara që kemi. E kam parë edhe në dhomat e izolimit në burg. Meta është në gjendje shumë pozitive, shumë të karikuar. Di që ka një angazhim të jashtëzakonshëm për ndjekjen e zhvillimeve politike, me mendjen e tij të mprehtë bën analizat që vetëm ai di të bëjë dhe izolimi i tij nuk është pengesë për të penguar aftësinë e tij të shquar si lider i spikatur. Na drejton nga qelia, padiskutim”, u shpreh ai.

2 Komente

  1. S
    Saliu.

    Shme i karikuar, po e djeg malli per fukarenjte

    1. B
      Beni

      Nje nga nje do bien.Me radhe.

      Lini një Përgjigje