
Seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu është shtyrë për në datën 23 mars, në orën 14:00.
Mësohet se shkak për këtë, është bërë mungesa e tre prokurorëve të SPAK.
Edhe kryetari i PR-së, Fatmir Mediu nuk është paraqitur në seancën e gjyqit paraprak në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Gërdeci”. Ai kishte zgjedhur që të përfaqësohet nga avokatët, Ardian Visha dhe Henrik Ligori.
Në seancë ka qenë edhe familja Durda, Zamira dhe Feruzan Durda, të cilët humbën fëmijët e tyre vetëm 7 vjeç nga shpërthimi i Gërdecit.
SPAK kërkon që Mediu të gjykohet për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës në bashkepunim me kuadër komandues ushtarak.
Seanca paraprake do të drejtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do t’i kthehet pas SPAK-ut për plotësim hetimesh.
Çështja ndaj ish-ministrit Mediu është rihapur pasi Zamira Durdaj, e cila humbi të birin në ngjarjen e Gërdecit, e kallëzoi atë në SPAK.
Fillimisht Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme e rrëzoi kërkesën e SPAK-ut për ta rigjykuar Mediun, me argumentin se kanë kaluar të gjitha afatet ligjore për rishqyrtimin e çështjes dhe se nuk ka prova të reja.
Gjykata pati arsyetuar se mungesa e imunitetit të Mediut, sidomos pas vitit 2019, nuk e ka penguar prokurorinë të nisë procedurat.
Mediu ishte një nga të akuzuarit për shpërdorim detyre për ngjarjen e vitit 2008 ku Shqipëria u trondit nga shpërthimi i një depoje të armëve ushtarake në Gërdec, në afërsi të Tiranës.
Lini një Përgjigje