
Ambasadorja Yuri Kim ditën e sotme ka marrë pjesë në një takim ku është diskutuar për sfidat e Sigurisë Evropiane.
Ambasadorja Kim ishte pjesë e diskutimit për fuqizimin e pjesëmarrjes së grave në sektorët më prioritarë të mbrojtjes bashkë me Komandanten e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit Gjeneral brigade Lisa Hou dhe ministrin e Mbrojtjes , Niko Peleshi.
Kim tha se aktualisht Rusia po përpiqet të rishkruajë historinë në versionet e veta, por kjo gjë nuk do të ndodhë për aq kohë sa vendi ynë dhe shtete të tjera diktohen nga vendet e mëdha për rrugën e lirë e demokratike.
Gjatë fjalës së saj, ambasadorja amerikane tha se sfidat aktuale të sigurisë në Evropë kërkojnë unitet.
Ajo madje citoi fjalët e Skënderbeut, “Bashkimi bën fuqinë” dhe sfidoi vendet që kanë besime të ngjashme të bashkohen për të krijuar një botë më të mirë për fëmijët.
“Ne duam të jetojmë në një botë ku shtetet më të mëdha mund t’i diktojnë rrugën e duhur shteteve të vogla. A duam të jetojmë në një botë që të privohet liria e njeriut? S’është bota që unë dua të jetoj, por as ju. Po përballemi me një situatë kritike, me atë që po ndodh në Evropë. Ka një vit që Rusia ka sulmuar Ukrainën. Se di nëse e patë Lavrovin në Indi dhe teksa po fliste në një panel guxoi të thoshte se Rusia ka pasur vështirësi për t’u përballur me kërcënimet e luftës me Ukrainën. Këta po përpiqen ta rishkruajnë historinë. S’është bota që ne duam të jetojmë. Pra cila është zgjidhja? Për ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne duam të bashkëpunojmë me vendet që janë si ne, të lirë, demokratikë dhe me prosperitet. Jemi krenar që ju kemi ju shqiptarët aleat në NATO, në Këshillin e Evropës. Dhe dua t’ju citoj heroin tuaj kombëtar, Skënderbeun. ‘Bashkimi bën fuqinë."
Do të qëndrojmë bashkë dhe do të përballemi me të gjitha sfidat. Këto sfida kanë të përbashkët, duke punuar së bashku zgjedhjen janë më të afërta.
Do të thoja se po përballemi me shumë rreziqe, por mundësitë për zgjedhjet janë aty. Mësuam një leksion të mirë. Mësuam se kush janë miqtë, për çfarë luftojmë dhe kush është me ne. Është shumë e qartë që SHBA dhe Shqipëria janë bashkë”, tha ambasadorja Kim.
Lini një Përgjigje