TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Mars 2023, 12:12

Alibeaj apo Berisha? KQZ vendos nesër për regjistrimin e PD për zgjedhjet e 14 Majit

Shkruar nga Pamfleti

Alibeaj apo Berisha? KQZ vendos nesër për regjistrimin e PD për

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë nesër për çështjen e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit.

Institucioni që administron zgjedhjet në Shqipëri ka njoftuar rendin e ditës së mbledhjes së të enjtes ku mes disa partive të tjera është edhe ajo e Partisë Demokratike.

Siç dihet, kërkesë për regjistrim në zgjedhje kanë bërë të dyja grupimet në selinë blu. Të parët dorëzuan dokumentacionin pjesa që drejtohet nga Sali Berisha mbrëmjen e së dielës.

Të hënën bënë kërkesë për regjistrim edhe pala që njeh Enkelejd Alibeajn me një autorizim të firmosur nga kryetari i dorëhequr, Lulzim Basha.

Ndërkohë ditën e sotme, Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim në Kryesinë e Kuvendit do të takohet me Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar i Partisë Demokratike.

Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar, Kim dhe një përfaqësues i lartë i SHBA po takojnë drejtuesit e partive më të mëdha politike në vend, në kuadër të zhvillimit të zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

Më herët, Kim ka qenë dhe në selinë e Partisë Socialiste ku është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm Damian Gjiknuri. Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në Berlin për një vizitë zyrtare, ambasadorja e SHBA është takuar me numrin dy të kësaj force politike.

Më vonë, Yuri Kim pritet të shkojë dhe në selinë e Partisë së Lirisë, e drejtuar nga Ilir Meta.

Ndërsa, nuk dihet nëse ajo do të takohet me ndonjë përfaqësues të grupimit të drejtuar nga Sali Berisha, pasi ligjërisht lidershipin e PD e ka Enkelejd Alibeaj.

14 maji berisha alibeaj

Lini një Përgjigje