Gazetari Arian Çani tha se fitorja e Fredi Belerit erdhi në një situatë shumë komplekse dhe si rezultat i bashkimit të disa rrethanave.
Sipas Çanit, duhet të plotësohen shumë kritere që të arrihet një sukses, dhe në rastin e Belerit mesa duket ka pasur një kimi mes tij dhe popullit të Himarës që e votuan.
“Nuk i them dot të gjitha, Himara është komplekse. Gjithmonë atje nuk ka pasur ndonjëherë hendek të thellë, në këtë rast ishin krijuar kushtet. Goro kishte 3 mandate, ndoshta njerëzit ishin lodhur, Beleri nga ana tjetër ishte insistues. Plus që është e vështirë të bësh inxhinieri elektorale kur ti ke futur 2 ditë para në burg kandidatin. U la kjo gjë të shkonte normalisht dhe ndodhi ajo që ndodhi. Duhet të plotësohen shumë kritere që të arrihet një gjë. Rama që është sot në pushtet nuk është rastësisht. Mund të jetë një djalë shumë i mirë, ka ngjitur. Duhet të plotësohen shumë gjëra që të arrish në sukses”, tha Çani në Euronews.
Lini një Përgjigje