
Ditën e sotme në Kotor të Malit të Zi, u mbajt Samiti Ballkani Perëndimor-BE, me liderët e vendeve të rajonit, ku të pranishëm ishin edhe sekretari amerikan i Shtetit, James O’brien si edhe komisioneri Oliver Varhelyi.
Ndërkohë që para kthimit në Shqipëri, kryeministrit Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët para kthimit nga Samiti rajonal, ku foli për çështje që prekin Ballkanit, duke u ndalur gjithashtu edhe tek deklarata e zëvendëskryeministri serb Aleksandër Vulin, pasi ky i fundit është shprehur se “Shqipërinë e madhe mund ta mundë vetëm bota serbe”. K
Deklaratën e dhënë nga Vulin pas takimit të zhvilluar me emigrantët në Athinë më 12 maj, Rama e quajti të parëndësishme dhe se sipas tij, nuk meritojnë asnjë koment.
“Një njeriu i mençur ka thënë se pas të 40 çdo njeri mban përgjegjësi për fytyrën që ka dhe nëse shikoni fytyrën e personit që i referoheni nuk meritona asnjë koment tjetër”, tha Rama.
Lini një Përgjigje