TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2024, 09:14

"Show" i Ramës me miken e tij Meloni kaq e pati, niset drejt Italisë anija me 12 emigrantët

Shkruar nga Pamfleti

"Show" i Ramës me miken e tij Meloni kaq e pati, niset drejt

12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti lanë kampin në Gjadër dhe hipën në anijen e rojes bregdetare italiane.

12 emigrantët prej 3 ditësh ishin akomoduar në kampin e Gjadrit, ndërsa sipas vendimit të Gjykatës së Romës do të rikthehen në Itali.

Një anije e rojës bregdetare italiane mbërriti mëngjesin e sotëm në portin e Shëngjinit, ndërsa një autobus nën masa të forta sigurie, bëri transportin e grupit prej 12 emigrantësh nga Gjadri drejt portit. I gjithë procesi ka zgjatur vetëm pak minuta, ndërsa pas procedurave formale, grupi i emigrantëve hipi në anije.

Me shumë gjasë anija me 12 emigrantët do të ndalet në portin e Barit dhe më pas emigrantët do të akomodohen në një qendër pritjeje, ku do të kenë një afat 14 ditor për të apeluar vendimin që refuzon azilin e tyre.

Sipas qeverisë italiane, kampi i Gjadrit do të vazhdojë të jetë funksional dhe aty do të akomodohen vetëm emigrantët që konsiderohen se mbërrijnë nga vendet e sigurta.

 

 

Lini një Përgjigje