
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ja kanë bërë të qartë politikës se reforma në drejtësi është prioritare për ta.
Sot i Ngarkuari me Punë i SHBA David Wisner u takua me homologun e tij në BE, ambasadorin Luigi Soreca, ku u diskutua për një koordinim mes tyre sa i takon axhendës diplomatike në Tiranë.
Të dy diplomatët ranë dakord për të rritur përpjekjet sa i takon zbatimi të reformës në drejtësi. Ata janë u bënë të artë armiqve të kësaj reforme se ajo nuk amë kthim pas.
“Ngarkuari me Punë David Wisner u takua me homologun e tij në BE, ambasadorin Luigi Soreca, për të diskutuar partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së në mbështetje të integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Ata diskutuan nevojën për përparim të vazhdueshëm të reformës në drejtësi dhe sundimit të ligjit, si dhe çështje që lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, njofton ambasada e SHBA.
Reforma po sulmohet dhe anatemohet javët e fundit nga ish-kryeministrit Berisha dhe nga ish-presidentit Ilir Meta. Meta e cilëson ramaformë, ndërsa Berisha ka hallin e SPAK. Të dy diplomatët duket se kanë dërguar një mesazh të qartë për të dy dhe gjithë kritikët e tjerë se askush nuk luan dot me këtë proces.
“Është e qartë që kemi të bëjmë me një drejtësi me regji, pasi është kryeministri aktual që jo vetëm ka kapur sistemin e drejtësisë, përmes ndryshimeve antikushtetuese që ka bërë gjatë zbatimit të reformës dhe krijimit të institucioneve të reja. Por është ai i cili vazhdimisht imponon kohën e organeve të reja të drejtësisë, rrezen e veprimit të tyre dhe njëkohësisht sikurse e keni vënë re. Kohët e fundit është ai i cili që vlerëson ato veprime apo aksione, në mendimin tim modeste, duke u dalë për zot aferave dhe koncesioneve, duke bërë të qartë se në themel të këtij korrupsioni qeveritar qëndron vullneti i kryeministrit aktual”, tha Meta pak ditë më parë nga Jala.
Ndërsa Berisha sulmonte Byronë e Hetimit pak ditë më parë: “Dje më thoshte një qytetar. Është kjo BKH-ja. Po a e dini se çfarë ndodh aty? Aty ndodh vetëm ajo që ndodhte në seksionet e Sigurimit të Shtetit. Aty ajo drejtoresha, që qenka konfidente e Edi Ramës, heq kapitujt, heq fashikuj, vë fashikuj. Dhe çfarë ka problematikë që ka lidhje me biznesmenë, politikanë që nuk janë socialistë, ja dërgon Edi Ramës. Absolutisht. Nga njerëz të cilët e njohin shumë mirë. OPGJ çekista. Disa prej tyre se nuk them të gjithë. Të cilët nuk i çojnë në fillim në SPAK, por i çojë te Agaçio në Kryeministri dhe aty përzgjidhen e bëhen si do Edi Rama”.
Lini një Përgjigje