TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Qershor 2025, 20:02

Samiti i SEECP, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

Shkruar nga Pamfleti

Samiti i SEECP, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në përmbyllje të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), tha se Deklarata e Tiranës nuk u miratua nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse. Sipas tij, Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e votuan dokumentin përfundimtar.

Deklarata e përbashkët ishte dokumenti i Tiranës dhe u votua nga shumica e vendeve anëtare të SEECP-së. Serbia dhe Bosnja vendosën të mos e miratojnë, çka është e drejta e tyre sovrane. Megjithatë, me Kosovën ramë dakord për një deklaratë shtesë, ku u theksua se sanksionet e vendosura ndaj saj janë të padrejta dhe duhet të zgjidhen sa më parë, pasi nuk ndëshkojnë politikanët, por qytetarët e Kosovës”, u shpreh Presidenti Begaj.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal përballë sfidave globale si luftërat në mbarë botën. 

“Çfarëdo që ndodh sot në botë, është një rrezik edhe për rajonin tonë,” tha presidenti.

Samiti i SEECP-së u mbajt këtë të hënë në Tiranë, nën drejtimin e Presidentit Begaj, me pjesëmarrjen e liderëve të rajonit. Në përfundim, ishte planifikuar firmosja e deklaratës para fotos zyrtare të liderëve, por kjo nuk ndodhi.

Lini një Përgjigje