TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Dhjetor 2023, 15:12

Salianji në krah të Sali Berishës: Goditja ndaj tij, skemë për të instaluar një regjim njëpartiak

Shkruar nga Pamfleti

Salianji në krah të Sali Berishës: Goditja ndaj tij, skemë

Deputeti Ervin Salianji ka reaguar sërish sot mbi masën e izolimit ndaj Sali Berishës. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se heqja e lirisë pa prova ligjore e kushtetues, mund të jetë po aq e rrezikshme sa pandëshkueshmëria.

Sipas tij, izolimi i liderit të opozitës, që është jopropocionle, kufizim i të drejtave politike, dhe shkel të drejtën kushtetuese, duke i mbivendosur pushtetit legjislativ, pushtetin gjyqësor.

Garancia për të pasur opozitë është garancia për të ushtruar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Është izoluar duke i hequr të drejtën e komunikimit dhe të shprehjes dhe ushtrimit të funksionit të vet parlamentar. Goditja ndaj Berishës ka qëllim të instalojë një sistem njëpartiak. Goditja ka qëllim të mbjellë frikë dhe përçarje dhe duhet t’i përgjigjemi me kurajo.

Tani jemi më të bashkuar. Erdha sot për t’u përgjigjur që do bashkohem dhe përballem. Duhet të fillojë përballja me regjimin. Kemi pasur debate të brendshme tensione dhe konflikte, është dita t’i hedhim të gjitha pas.  Me ngjarjen e fundit ka ardhur momenti të hedhim një hap më shumë në unifikim. Ndaj jam sot këtu në shtëpinë tonë të madhe, në shtëpinë e demokrateve”, tha Salianji.

Lini një Përgjigje