Demokrati Ervin Salianji, ka dhënë një deklaratë për mediat para nisjes së mbledhjes së Kryesisë së PD.
Salianji është shprehur se PD duhet të fokusohet tek portesta, revolta dhe përballja me qeverinë. Ndër të tjera, Salianji ka ironizuar Berishën, duke theksuar se foltoret para Kryeminstrisë nuk janë rruga e duhur.
“Është momenti që të fokusohemi tek protesta, tek revolta, përballja me qeverinë, te dëgjesa e çdo shqetësimi qytetar. Nëse nuk jemi të aftë t’i përkthejmë në energji shqetësimet e demokratëve, do ta kemi të vështirë siç po e kemi për të bërë protesta.
Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë. Shpresoj që kjo të jetë vendimmarrja e kryesisë i kam thënë në çdo mbledhje e do i them sërish. Kam qenë në çdo protestë dhe i jam nënshtruar vendimmarrjes së partisë", shprehet Salianji.
Deputeti Ervin Salianji ka krijuar së fundmi tensione brenda Partisë Demokratike, pas lëvizjeve të tij politike. Fillimisht në takime jashtë ambientave zyrtare dhe më pas me organizime dhe mbledhje të demokratëve në Durrës. Këto takime sollen 'përplasje' pasi u konsiderua si një lëvzje që synonte krijimin e një rryme paralele.
Lini një Përgjigje