TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Korrik 2025, 20:25

Sa shpresa ka Lapaj të hyjë në Parlament? Kthupi tregon se çfarë pritet të ndodhë në Kolegjin Zgjedhor

Shkruar nga Pamfleti

Sa shpresa ka Lapaj të hyjë në Parlament? Kthupi tregon se

KAS ka rrëzuar sot ankimin e kreut të ‘Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili po kërkon me ngulm të marrë mandatin e deputetit, duke insistuar në njohjen e akteve të dorëheqjeve nga ana e kandidatëve në listën e mbyllur të koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’.

KAS në vendimin e tij ka rrëzuar pjesërisht edhe vendimin e KQZ-së, që ia kaloi mandatin Kleana Xhuvelit, por sipas Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, vendi në Parlament i takon Ana Dajkos, e para në listën e mbyllur.

Rezart Kthupi i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se vendimi i KAS nuk ishte vendim i duhur, por shtoi se duhen parë argumentet që ka përdorur për të arritur në një konkluzion të tillë. Ai theksoi se dorëheqja e kandidatëve të koaliconit “Shqipëria Bëhet” nga listat e mbyllura ka ndodhur dy ditë nga zgjedhjet e 11 majit dhe në këtë kuadër, aktin e tyre KAS  e ka cilësuar nul dhe pa asnjë efekt.

“Jo vendim i duhur. Nëse dorëheqjen do ishin dhënë më 1 prill, KQZ në bazë të ligjit duhet të kërkonte që subjekti të riplotësonte listën. Teknikisht është problem i KQZ jo i subjektit zgjedhor. Kjo dorëheqje është depozituar  dy ditë para zgjedhjeve. Pasi ke dalë në fushatë, nuk mund të dalësh dhe të thuash pastaj nuk duan dhe ky është veprimi që KAS e ka cilësuar veprim nul. Kolegji zgjedhor do të mbajë të njëjtin qëndrim. Duhen të tërhiqen të gjithë të tjerët në listën e mbyllur, që mandati të kalojë te Lapaj”, tha ai.

Komisioni i Ankesave rrëzon edhe ankesën e Andia Ullirit, duke i lënë mandatin ish prokurorit Arjan Ndoja. Ulliri kërkoi zbatimin e Kodit Zgjedhor, me pretendimin se mandati i takon asaj për shkak te kuotës gjinore.

Për këtë pjesë, Kthupi theksoi se mandati i gjashtë i Partisë Demokratike në Durrës i takonte Andia Ullirit, duke marrë në konsideratë kuotën gjinore të listës, siç e parashikon Kodi Zgjedhor.

“Mandati i gjashtë në Durrës duhet ti takonte gjinisë femërore. Mendoj se përfundim që ka arritur KAS është i gabuar dhe në kundërshtim me atë qëndrim ka Gjykata Kushtetuese sa i takon Kodit Zgjedhor”, tha ai

Lini një Përgjigje