TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Korrik 2025, 14:10

Andia Ulliri humb përfundimisht betejën për mandatin, Arjan Ndoja hyn në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti
Andia Ulliri humb përfundimisht betejën për mandatin,  Arjan
Indrit Sefa dhe Andia Ulliri

Andia Ulliri humbi edhe në KAS betejën e saj për të qëndruar në Kuvendin e Shqipërisë edhe për katër vitet e ardhshme.

Kandidatja Andia Ulliri ka kërkuar të zbatohet kuotën gjinore dhe t’i jepet asaj mandati i deputetes që e ka fituar ish-prokurori Arjan Ndoja.

Ulliri u përfaqësua në këtë mbledhje nga mbrojtësi i saj ligjor Indrit Sefa, i cili deklaroi se duhet të respektohet Kodi Elektoral për kuotat gjinore, pasi vihet re se në listat e mbyllura, jo vetëm në Durrës por edhe qarqe të tjera, nuk është respektuar.

Në mbledhjen e kaluar të KQZ-së, kryekomisioneri Celibashi i rrëzoi pretendimet e kandidates dhe mandatin ia dha Arjan Ndojës, teksa miratoi shpërndarjen e mandateve për qarkun Durrës.

“Kodi thotë që kandidatët rirenditen vetëm ata të listës me votim parapëlqyes, kur nëse dy të parët janë burra, i treti është grua. Ose kur dy të parët që kanë marrë vota parapëlqyese janë gra, i treti është burrë. E ka të qartë ligji këtë. Kandidatët e listës shumë-emërore që i nënshtrohet votimit parapëlqyes, rirenditen në bazë të numrit më të lartë të votave parapëlqyese“, shpjeguan përfaqësuesit e KQZ-së, ndërsa KAS, pasi shqyrtoi çështjen, la në fuqi KQZ-së.

 

Lini një Përgjigje