TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Korrik 2025, 13:49

PD do bojkotojë Parlamentin e ri? Sali Berisha zbulon kush do të vendosë në shtator

Shkruar nga Pamfleti
PD do bojkotojë Parlamentin e ri? Sali Berisha zbulon kush do të
Kreu i PD, Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, është pyetur nëse Partia Demokratike do të bojkotojë Kuvendin e ri në shtator, pas deklaratave të ish-kryeminstrit se nuk i njeh zgjedhjet e 11 Majit.

“Gjithçka do të vendoset nga forumet e saj”, deklaroi Berisha. Gjithashtu i pyetur nëse do të ketë një riformatim të forumeve të PD-së, ish-kryeministri la të nënkuptohet se nuk do të ndodhë.

Pjesë nga konferenca: 
Keni thënë që PD do të hyjë në një proces analize, a do të ketë PD një riformatim të forumeve të saj?

PD në këtë periudhë po merret me ndriçimin e të vërtetës së farsës elektorale dhe mendoj se ka arritur të grumbullojë dokumente zyrtare të pakundërshtueshme që faktojnë shkatërrimin e këtij procesi në çdo qelizë.

PD nuk i njeh zgjedhjet, a do të jetë pjesë e Parlamentit?

Të gjitha do të vendosen nga forumet. Gjithçka do të vendoset nga forumet e saj

Forumet nuk do të ndryshojnë?

Gjithçka do ta vendosin forumet.

kreu i pd sali berisha bojkot parlamentit të ri

Lini një Përgjigje