TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2025, 12:05

"Sa më shumë ndërtime aq më shumë pemë", Rama zbulon rregullat e reja për ndërtuesit

Shkruar nga Pamfleti
"Sa më shumë ndërtime aq më shumë pemë",
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po prezanton masat për forcimin e kontrollit të territorit. 

Ai tha se të gjithë ata që ndërtojnë, do kenë detyrim mbjelljen e pemëve.

Por, këtë masë detyruese nuk do ta lërë në dëshirën e ndërtuesve, por secili prej tyre do të duhet të dorëzojë pemët dhe për këtë do krijohet edhe një fidanishte publike.

“Monitorimi i territorit nëpërmjet teknologjisë, dronë, kamera, GPS për ndërtimin dhe kontrollin e zbatimit të lejeve të ndërtimit. Kërkohet vendosja e kamerave në të gjitha kantieret e ndërtimit dhe ndiqet gjithë procesi në kohë reale. Masë tjetër është krijimi i fondit të gjelbër. Subjektet ndërtuese duhet të garantojnë sasi të caktuar pemësh në raport me sipërfaqen e ndërtimit dhe rregullat e posaçme do të përcaktohen me vendim të këshillit të ministrave. Është plan që e kemi përpunuar do krijojmë fidanishtet publike në pjesë të ndryshme të territorit, subjektet do sjellin pemët. Nuk do jetë histori po unë do mbjell pemë dhe shihemi. Do ketë një katalog, do jenë parametrat e përcaktuar dhe subjektet do dorëzojnë pemët. Kush ndërton më shumë, do mbjellë më shumë pemë. Janë të gjitha masa në fuqi”, tha Rama. 

Lini një Përgjigje