TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Korrik 2025, 15:10

Rruga drejt anëtarësimit në BE, Rama: Shqipëria ftohet të paraqesë pozicionin negociues për grupkapitullin 5

Shkruar nga Pamfleti
Rruga drejt anëtarësimit në BE, Rama: Shqipëria ftohet
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një zhvillim të ri sa i takon procesin të neagociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. 

Rma deklaroi se omiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian autorizoi Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grupkapitullin. 

"SHQIPËRIA NUK NDALET – Sot, më 23 korrik 2025, në vijim të progresit të vazhdueshëm e dinamik të Shqipërisë në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian autorizoi Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”, shkruan Rama në reagim. 

negociatet drejt be

Lini një Përgjigje