
Kleana Xhuveli e cila mori mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet, është shprehur se nuk u fut në garë që të shkojë në Kuvend, por si garanci që listat e mbyllura do të digjeshin.
Në një deklaratë për mediat pas marrjes së mandatit këtë, Xhuveli theksoi se ky vendim është marrë në bazë të rrethanave aktuale dhe dëshirës për të mbështetur misionin e listave të hapura, të cilat përbëjnë themelin e lëvizjes së tyre politike.
Ajo thotë se do ta përfaqësojë mandatin denjësisht, deri sa të shkojë tek Adriatik Lapaj, më i votuari i listës së hapur.
"Jam aktiviste e Lëvizjes Shqipëria Bëhet. Nuk u futa në garë që të shkojë në kuvend, por garanci që listat e mbyllur të digjeshin, dua të theksoj që do ta përfaqësoj denjësisht mandatin e 80 mijë shqiptarëve, deri ditën kur beteja do ta kthejë tek njeriu më i votuar i listës sonë, Adriatik Lapaj. Jam 27 vjeçe dhe jam kushërira e Adriatikut", tha Xhuveli.
Lini një Përgjigje