TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Korrik 2025, 13:11

Adriatik Lapaj ngelet jashtë Kuvendit, mandatin për Tiranën e merr e afërmja e tij

Shkruar nga Pamfleti

Kleana Xhuveli do të marrë mandatin për të cilin u grindën Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani. Vendimi u mor nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili zhvilloi këtë të mërkurë një seancë publike ku pritet të miratohet shpërndarja e mandateve të deputetëve për fituesit në zgjedhjet e përgjithshme në Qarkun e Tiranës.

Adriatik Lapaj ngelet jashtë Kuvendit, mandatin për Tiranën e
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot, 23 korrik, tabelën përmbledhëse të rezultateve për qarkun e Tiranës, duke zyrtarizuar ndarjen përfundimtare të mandateve për Kuvendin e Shqipërisë.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se mandati i 'Nisma Shqipëria Bëhet' për Tiranën i kalon Kleana Xhuvelit.

Adriatik Lapaj ngelet jashtë Kuvendit, mandatin për Tiranën e
Kleana Xhuveli

Në sallën e mbledhjeve të KQZ-së ka mbërritur Kleana Xhuveli, e katërta në listën e mbyllur të koalicionit. Xhuveli është e afërme e kandidatit Adriatik Lapaj, i cili është shpallur fituesi me më shumë vota preferenciale në listën e hapur.

Përfundimi është se nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi, pasi listat janë miratuar. Dhe kjo është kështu për çdo lloj shkaku. Kështu që duke qenë se Kleana Xhuveli është renditur para Zeqir Kordhonit në listën e mbyllur të koalicionit, i takon asaj të marrë mandatin e këtij koalicioni.

"Përfundimisht shpall kandidat fitues zonjën Kleana Xhuveli”, tha Celibashi. 

Ndërkohë Partia Socialiste ka siguruar 19 mandate, duke ruajtur pozicionin dominues në kryeqytet.

Ndërkohë, koalicioni opozitar Aleanca për Shqipërinë Madhështore (KASHM), që drejtohet nga Partia Demokratika, ka marrë 13 mandate.

Partia Socialiste (PS) – 19 mandate

Lista e mbyllur (12):
– Edi Rama
– Ogerta Manastirliu
– Elisa Spiropali
– Lindita Nikolla
– Taulant Balla
– Adea Pirdeni
– Albana Koçiu
– Igli Hasani
– Delina Ibrahimaj
– Ilva Gjuzi
– Iris Luarasi
– Erion Malaj

Lista e hapur (7):
– Blendi Gonxhja
– Erion Braçe
– Ervin Hoxha
– Fatmir Xhafaj
– Ornaldo Rakipi
– Anila Denaj
– Olta Xhaçka


PD-ASHM – 13 mandate

Lista e mbyllur (12):
– Sali Berisha
– Flamur Noka
– Albana Vokshi
– Belind Këlliçi
– Tedi Blushi
– Jozefina Topalli
– Fatmir Mediu
– Edi Paloka
– Erisa Xhixho
– Mesila Doda
– Klevis Balliu
– Besart Xhaferi

Lista e hapur (1):
– Jorida Tabaku


Partia Mundësia – 1 mandat

Lista e mbyllur

– Agron Shehaj
-Erald Kapri


Lëvizja Bashkë – 1 mandat

Lista e mbyllur

– Redi Muçi

adriatik lapaj ngelet jashtë kuvendit lapaj- kleana xhuveli

Lini një Përgjigje