TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2026, 18:35

Rritja e çmimit të naftës, Berisha akuza ndaj Ramës: Mashtroi qytetarët, bordi në mbrojtje të kompanive

Shkruar nga Pamfleti

Rritja e çmimit të naftës, Berisha akuza ndaj Ramës:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për deklarata të pasakta lidhur me çmimet e karburanteve dhe rolin e bordit përkatës.

Në një videomesazh në "Facebook", Berisha u ndal te rritja e fundit e çmimit të naftës, duke theksuar se ajo dëshmon ndikimin e drejtpërdrejtë të bordit në treg.

“Sot, ai kishte përzgjedhur të fliste për naftën dhe për të mashtruar qytetarët se bordi nuk ka asnjë lidhje me çmimet, ndërkohë që bordi i tij dje njoftoi rritjen e çmimit… duke dëshmuar se ai bord është në mbrojtje të kompanive dhe jo të qytetarëve”, u shpreh Berisha.

Kryedemokrati theksoi se një nga arsyet kryesore të çmimeve të larta të karburanteve në vend lidhet me nivelin e taksave.

“Sërish, theksoj se themeli i çmimit statosferik të naftës në Shqipëri qëndron te taksa qeveritare… Ndaj dhe ulja e saj duhet të jetë kërkesë e mbarë qytetarëve shqiptarë”, deklaroi ai.

Berisha kritikoi gjithashtu pretendimet për rritje të investimeve të huaja në Shqipëri, duke theksuar mungesën e investitorëve të rinj gjatë viteve të fundit.

“Unë dua t’i informoj shqiptarët se gjatë këtyre 12 viteve… nuk ka asnjë investitor të madh, në mënyrë absolute, asnjë investitor serioz që të ketë ardhur dhe vendosur investimet e tyre në Shqipëri”, tha ai.

Sipas tij, përkundrazi, vendi ka humbur investitorë potencialë dhe projekte të mëdha. “Kanë ikur investitorët gjigantë… dhe shumë investitorë të tjerë”, u shpreh Berisha.

Në përfundim, Berisha akuzoi qeverinë për një cikël të vazhdueshëm deklaratash të pavërteta dhe bëri thirrje për reagim qytetar. “Kemi të bëjmë me një cikël mashtrimesh”, deklaroi Berisha ndër të tjera.

"Mashtrimet në monologun e së dielës të Edi Ramës janë bërë si përrallat e Nastradinit. Sot, ai kishte përzgjedhur të fliste për naftën dhe për të mashtruar qytetarët se, bordi nuk ka asnjë lidhje me çmimet, ndërkohë që bordi i tij dje njoftoi rritjen e çmimit, nga 203 lekë që kishte njoftuar më parë në 215 lekë, pas një letre publike që i bënë përfaqësuesit e kompanive të naftës, duke dëshmuar se ai bord është në mbrojtje të kompanive dhe jo të qytetarëve.

Sërish, theksoj se, themeli i çmimit statosferik të naftës në Shqipëri qendron taksën qeveritare të Edi Ramës mbi naftën 1.1 euro.

Ndaj dhe ulja e saj duhet të jetë kërkesë e mbarë qytetarëve shqiptarë. Edi Rama në monologun e tij foli për investimet e huaja, për një konferencë me mijëra pjesëmarrës, në të cilat në të vërtetë janë dhe mungestarët e mëdhenj në Shqipëri. Unë dua t’i informoj shqiptarët se, gjatë këtyre 12 viteve, të vetmet investime të mldha në Shqipëri kanë qenë investimet e kontraktuara, që të gjitha nga PD.

Kanë qenë Kaskada e Devollit, me të cilën Edi Rama u tall dhe e përqeshi disa herë përpara. Ka qenë gazsjellësi trans Adriatik, i cili sot është më i çmuar se kurrë për mbarë Europën dhe siç dihet në kontraktimin e tij, Shqipëria luajti një rol përcaktues. Ka qenë Shell, i cili investoi miliarda në Shqipëri, por për fat të keq nuk gjeti, nuk ka asnjë investitor të madh, në mënyrë absolute, asnjë investitor serioz që të ketë ardhur dhe vendosur investimet e tyre në Shqipëri gjatë këtyre viteve, por përkundrazi kanë ikur investitorët gjigantë, që vetëm në Gjirin e Laëzit planifikonin të investonin 1.5 miliardë euro investime dhe shumë investitorë të tjerë.

Rrugë që shemben, që të gjitha u ndërtuan nga klientela e Edi Ramës, sepse me e-Albania ai përjashton të huajt nga pjesëmarrja në tendera, për arsye se, koha që u përgjigjet e-Albania atyre është 38 ditë, ndërkohë që tenderat kanë përfunduar brenda 34 ditëve. Pra, kemi të bëjmë me një cikël mashtrimesh. Së fundmi, Edi Rama deklaroi se do të fillojë dialogun.

I damkosur, i diskredituar para shqiptarëve me dosjet Balluku dhe AKSHI-n që provojnë se Lubi Balluku dhe Edi Rama janë hajdutët më kryesorë të fondeve publike të miliarda eurove që provuan se AKSHI është kompani e Lindave të tij, e Ergys Agasit, tani i diskredituar para shqiptarëve, por jo më para komunitetit ndërkombëtar, do fillojë fushatën e mashtrimeve dhe gënjeshtrave me mediat e tij të kontrolluara dhe me anëtarësinë militante të PS. Në këtë rast, u bëj thirrje qytetarëve t’i gjuajnë me vezë dhe domate përfaqësuesit e organizatës kriminale të përfaqësuar nga Edi Rama, të cilët së fundmi vendosën të përdornin mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e Lubi Ballukut dhe Edi Ramës. Mos iu jipni asnjë vlerësim tjetër, përveçse vezë dhe domate në drejtim tyre kudo që t’i shihni në rrugë, sheshe, në sallat e Shqipërisë", u shpreh Berisha.

kryetari i partisë demokratike berisha cmime rama karburant

Lini një Përgjigje