TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Qershor 2025, 17:21

Rinumërimi kthehet në bumerang për partitë, humbasin dhe nuk rikuperojnë vota; rezultatet për çdo forcë

Shkruar nga Pamfleti

Rinumërimi kthehet në bumerang për partitë, humbasin dhe nuk

Thuajse të gjitha partitë kanë ‘vjedhur’ vota më 11 maj...

Në pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” vijon sot dita e dytë e rinumërimit për qarkun e Tiranës. Deri në orën 17:00 janë hapur 53 kuti votimi, nga 1282 në total që ka qarku i Tiranës. Nga hapja e kutive rezultojnë gabime të vogla, që nuk sjellin asnjë ndryshim për mandatet. Por ajo që bie në sy është se thuajse të gjitha partitë kanë humbur vota dhe jo të rikuperojnë, sikundër pritej. Pra thuajse të gjitha kanë “vjedhur”.

PD nga 23962 vota në total në 1282 kutitë e votimit që po numërohen, ka zbritur në 23905. Pra ka humbur 57 vota.

PS nga 23953 vota, ka zbritur në 23887. Pra ka humbur 66 vota. Bëhet fjalë kryesisht për vota që duhej të ishin të pavlefshme, por kanë kaluar si për PS ashtu dhe për PD.

E njëjta situatë vijon dhe me shumë parti të tjera. Lëvizja bashkë ka humbur 7 vota. Koalicionit Euroatlantik i janë vjedhur 4 vota, të cilat i janë shtuar nga rinumërimi. Poa shtu Shipëria Bëhet ka apsur 8 vota më shumë sesa i takonin. Ndërsa PSD e Tom Doshit ka marrë 4 vota më shumë nga sa duhej. Agron Shehaj ka rikuperuar vetëm një votë.

Pra bie në sy se procesi i rinumërimit ka qen një proces i “dështuar”. PD pretendonte për farsë zgjedhore, por në fakt po rezulton se edhe numëruesit e saj kanë shtuar vota të padrejta dhe nëse shohim trrndin po rezulton se partitë në fakt po humbin vota dhe nuk po shtojnë gjë, që vështirë se sjell ndonjë ndryshim rezultati.

Rinumërimi kthehet në bumerang për partitë, humbasin dhe nuk

Lini një Përgjigje