TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Maj 2023, 22:09

Rezultati i dobët i opozitës në 14 maj, Shehi: S’është ndonjë dramë, politika kështu e ka

Shkruar nga Pamfleti

Rezultati i dobët i opozitës në 14 maj, Shehi:

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi thotë se opozita gaboi gjatë fushatës, duke u folur qytetarëve vetëm për kandidatët dhe jo për problemet që vërtet i shqetësojnë qytetarët.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Shehi tha se për sa kohë PD merret me çështjen e vulës, nuk mund t’i dalë përballë PS. Ndërsa për rezultatin e zgjedhjeve të së dielës, ia tha se nuk është ndonjë dramë e madhe, pasi në politik fitohet, por dhe humbet.

Asgjë e jashtë zakonshme. Deri dje nuk kishim asnjë, këtu në opozitë ishim. Pa kandidat, pa këto vota që morë. Kjo që ndodh sot është pasojë e asaj politik që dolën nga parlamenti dhe paguajmë këtë çmim. Opozita faktikisht nuk është marrë me politik këto dy vit. Rama e ka ndërtuar që të shkojë te darja. A dëgjove ndonjëherë se si është ndarë Shqipëria nga ana administrative 8 vite më parë, sa afekton kjo. Në 45 ditë duhet të merremi me tema të rëndësishme, ne u morëm që kandidati ynë është më i mirë se i tyre. Kjo që ka ndodhur nuk është ndonjë dramë e madhe, kështu e ka politika. Në duhet t’i rikthehemi politikës jo të shkojmë te dajrja e tij. Nëse merremi me logon, me firmat, me vulën, kjo nuk është politik”, tha Shehi.

shehi fushata zgjedhjet 14 maj

Lini një Përgjigje