TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2024, 23:00

“Regjimi i narkos duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve”, Noka: Nuk do tërhiqemi derisa të arrihen qëllimet!

Shkruar nga Pamfleti

“Regjimi i narkos duhet të dëgjojë zërin e

Deputeti i PD, Flamur Noka foli pas mbylljes së protestës së opozitës, ku tha se janë të vendosur për të rrëzuar qeverinë dhe për të shkruar në zgjedhje të parakohshme.

Noka deklaroi gjithashtu se opozita është në këmbë dhe do jetë në këmbë derisa të arrihen qëllimet e përcaktuara.

“Falënderoj qindra dhe mijëra qytetarë, opozitarë dhe kundërshtarët të këtij regjimi që morën pjesë në këtë protestë madhështore. Të gjitha ata që protestuan se shpirti i qëndresës, treguan se shqiptarët e lirë nuk nënshtrohen, protestuan kundër këtij regjimi. Mesazhi i cdo qytetari ishte që Shqipëria kërkon demokraci dhe Shqipëria nuk mund të pranojë që të këtë liderin e opozitës të burgosur politik, Shqipëria nuk mund të jetë i vetmi vend që zgjedhjet vidhen.

Mesazhi ishte i qartë, regjimi i narkos duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve. Sot foli shumica e shqiptarëve. Ne jemi të vendosur, nuk ka kthim prapa. Lirimi i liderit të opozitës dhe qeveria teknike. Do të qëndrojmë, do luftojmë dhe do fitojmë. Opozita është në këmbë dhe do jetë në këmbë derisa të arrijmë qëllimin”, tha Noka.

noka

Lini një Përgjigje