Tirana nën pushtetin e minjve: hantavirusi dhe alarmi që askush nuk do ta dëgjojë
ISHP ngre alarmin për rrezikun e brejtësve në kryeqytet, ndërsa mungesa e dezinfektimit dhe degradimi urban po e kthejnë Tiranën në habitat ideal për epidemitë e reja.
Instituti i Shëndetit Publik doli dy ditë më parë me një deklaratë publike pas alarmit për hantavirusin, pasi iu kërkua të qetësonte situatën.
Deklarata, në fakt, ishte skematike, më shumë politike sesa profesionale.
Kjo sepse prej kohësh Instituti i Shëndetit Publik ka ngritur alarmin për një pushtim të brejtësve të dëmshëm në Tiranë, përkatësisht minjve, në hapësirat kryesore publike, kryesisht në rrjetin tregtar ushqimor dhe të shërbimeve, të lidhura me sistemin e kanalizimeve.
Këto zona kanë së paku dy vite pa u dezinfektuar sipas protokollit të përcaktuar, që parashikon ndërhyrje çdo muaj.
Raportet e ekspertëve theksojnë se prej një viti, konkretisht pas arrestimit të Erion Veliajt, minjtë në Tiranë jo vetëm që bëjnë festë, por janë kthyer në një nga “grupet e interesit” më influente të qytetit.
Kjo situatë nuk shfaqet vetëm pranë koshave të mbeturinave, ku minjtë duket se kanë edhe “qendrat e tyre të qeverisjes”, por edhe në zonat më të rëndësishme të metropolit, pikërisht aty ku qarkullimi dhe jeta urbane janë më intensive.
Madje, disa “përfaqësuesve” të mafies së minjve të Tiranës janë shpërndarë në rrjetet sociale nga influencerë dhe turistë që kanë vizituar Shqipërinë, duke e kthyer këtë specie në një lloj “atraksioni” të ri turistik.
Kjo “rastësi” e pushtetit të minjve në Tiranë përkon pikërisht me alarmet për hantavirusin, apo të ashtuquajturin “virusi i Andeve”, që po shihet si një nga frikërat e reja globale.
Sëmundja vdekjeprurëse, që përhapet kryesisht nga brejtësit, duket se në Tiranë ka gjetur habitatin më miqësor.
Instituti i Shëndetit Publik disponon disa raporte alarmante për këtë situatë, por as Bashkia e Tiranës dhe as Ministria e Shëndetësisë nuk duket se e kanë marrë seriozisht problemin.
Duket sikur minjtë janë kthyer në një aleat të heshtur të mazhorancës, e cila po sillet me ta njësoj si me grupet kriminale: mjafton të mos trazohen.
Mjafton të hedhësh sytë pranë çdo pusete kanalizimesh, lokali apo njësie shërbimi, për të parë brejtës të shëndetshëm që demonstrojnë pa frikë prezencën e tyre.
Kjo ndodh pikërisht sepse mungon një fushatë e rregullt depistimi dhe dezinfektimi, që sipas ligjit duhet të kryhet çdo muaj për të parandaluar përhapjen e epidemive të rrezikshme nga brejtës të tillë.
Brejtës që historikisht kanë sjellë sëmundjet më të rënda, duke nisur nga murtaja.
Por edhe pse raportet janë alarmante, ende sot nuk ka asnjë lëvizje serioze për të ndalur këtë rrezik që kanos çdo qytetar, veçanërisht më të brishtët: fëmijët dhe të moshuarit.
Ndërkaq, raportet e ISHP-së theksojnë se edhe në kompleksin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, “mihalët” kanë marrë në kontroll territorin, duke u kthyer në “bandën” dominuese të zonës./Pamfleti
"Rrezikun e brejtësve"!!! Pse se thone shqip, minjt e haleve te hales se madhe qe ka marre emrin Tirane! Tirana eshte kthyer ne nje hale, BIG-WC! Kudo ku shkon, afer pallateve te reja shume kateshe, aty ku banojne derrat e dosat qe kane arrdhur nga e gjithe Shqiperia, qe na zene edhe rruget me fouristrada, aty mban era mut e shurre! Dhe as qe e can tr njeri. Akoma vijne! Nuk ju ben pershtypje! Njera qe po degjoja tek lagja ime rastesisht, doli nga makina me celular ne vesh, dhe po bente pazar vicash dhe delesh!!! Hapu dhe te futemi!!!!
Pse ato qe rrisin vica e derra nuk kane makina e celulare. O Tironsa keni ngel ne kohen e qepes se xhaxhit kur veriut kampion dhe mbreter i thonit ari. HE MEDET. Behuni njehere njerez te sakte
Interesant tani doli problemi I mijbe per para nuk e pan te arsyeshme ta benin . Mind control and lies
PER MUA ESHTE NJE GENJESHTER E MADHE DHE TANI E ZURI MERAKU ISHP SE PER USHQIMET TE SKADUARA NUK DEL NDONJEHERE ISHP TE FLASE SE SHQIPERINE E KANE ZGJEDHUR PER TE BERE EKSPERIMENTE SE NA KANE KTHYER NE KAVJE TAMAM SI MIJTE PO PSE SE THONI SE KENI FILLUAR TE PERHAPNI PANIK SI ME COVIDIN QE KUR TE DALE VAKSINA E BILLIT QE E KA GATI DELET TE VRAPOJNE E TA BEJNE PASTAJ NJE BUM KANCERESH QE VIJNE JO NGA VAKSINA SIC THONI JU POR ESHTE NGA NDRYSHIMET KLIMATIKE QE EDHE KJO ESHTE NJE GENJESHTER E MADHE SE NDYSHIMET E KLIMES I BEJNE PO PRAP KETA USTALLARET QE E KANE MBULUAR QIELLIN ME SPERKATJE MOS U GENJENI PRAP O NJEREZ ESHTE E NJEJTA LOJE HAPIN NJE PROBLEM DHE DALIN TA ZGJDHIN ME NJE VAKSINE.