Deputeti demokrat, Edi Paloka ka reaguar pas lajmit se kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Azerbajxhanit me çarterin privat të një kompanie biznesi.
Paloka hedh dyshime për afrë korruptive nga kryeministri Rama, pas thekson se nuk ka udhëtuar drejt Bakusë thjeshtë për të inauguruar ambasadën shqiptare.
“Vetëm një si Rama, të qenit kryeministri më i korruptuar në Evropë, e përplas me arrogancë në publik!
Për çdo vend tjetër normal, udhëtimi i një kryeministri me çarter të një kompanie biznesi, do të ishte skandal që minimalisht do çonte në shkarkim të tij.
Imagjinoni që kjo ka bërë përshtypje dhe në një vend si Azerbajxhani…!
Çfarë afere të qelbur do të mbyllë këtë herë (se që ka marrë rrugën thjesht për të inauguruar ambasadën, këtë vetëm një idiot e beson)?” shkruan Paloka.
Pas përfundimit të dy samiteve në Tiranë të zhvilluar më 28-28 shkurt, kryeministri Rama ka mbërritur në Azerbajxhan.
Një media vendase ka publikuar foto në platformën “X” në momentin kur Rama ka zbritur nga avioni dhe zbulon e arsyeja e vizitës së tij është hapja e ambasadës Shqiptare në Baku.
A është kjo ndonjë 'nder' i radhës i Ramës për Erdogan, pasi para një jave vizitoi Ankaranë? Ditët në vijim do ta zbulojnë.
Lini një Përgjigje