TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Shkurt 2024, 21:39

Mungesa e Kurtit në samitet e Tiranës, Alizoti: Nuk gjen ngrohtësi, Rama e sheh si rival

Shkruar nga Pamfleti

Mungesa e Kurtit në samitet e Tiranës, Alizoti: Nuk gjen

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti ka komentuar mungesën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në samitet e mbajtura në Tiranë.

Sipas tij, arsyeja e mungesës së Kurtit është pasi nuk gjen ngrohtësi duke iu referuar qëndrimeve të homologut të tij Rama në disa raste.

Alizoti tha se Rama e sheh Kurtin si një rival për influencën shqiptare në Ballkan, duke theksuar se qëndrimet e tij janë totalisht kundër me ato të Kurtit.

“Kurti nuk gjen ngrohtësi këtu pas sjelljeve të mëparshme të Ramës. Rama mendoj se e shikon Kurtin si një rival për influencat shqiptare në Ballkan. Kurti është një kombëtar, ndërsa Rama një ndërkombëtar dhe ndaj ai nuk i jep shumë rëndësi. Serbia është tejmase e përkëdhelur nga Evropa dhe nuk mund të vijë Vuçiçi këtu e të bëjë sikur nuk ndodhi asgjë.

Qëndrimet e Ramës janë totalisht kundër Kurtit. Gjithë perceptimi në Shqipëri është se Rama është kundër Kurtit. Kurti hyn te njerëzit që ka një farë zgjuarsie dhe i përfaqëson më mirë interesat e Kosovës dhe ai ka disa të drejta të vetat për të munguar në këto samite që janë kthyer në parada mode”, u shpreh ai për "Open".

Lini një Përgjigje