TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2025, 10:35

Rama propagandë në Athinë për votat e diasporës: Kthehuni në Shqipëri, kemi taksa të ulëta

Shkruar nga Pamfleti
Rama propagandë në Athinë për votat e diasporës:
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet sot në Athinë, ku po merr pjesë në një Panair pune që organizohet kushtuar emigrantëve shqiptarë.

Në Athinë, kreu i qeverisë i bëri thirrje diasporës shqiptare në Athinë që të marrin pjesë në këtë Panair dhe të njihen me ofertat e punës nga kompani shqiptare.

Kreu i qeverisë ka ftuar bashkëkombësit në Athinë që të marrin pjesë në panair dhe të njihen me ofertat e punës nga kompani shqiptare.

Ai pohoi se kjo është iniciativë, e cila synon të thyejë stereotipin e pagave të ulëta.

“Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës troket në derën e shqiptarëve të Greqisë për t’u thënë ejani kam punë për ju me paga të arsyeshme, me taksa shumë më të ulëta dhe me të gjitha aromat e vendit amë që aq shumë mungojnë kur je jashtë”, tha Rama.

Panairi organizohet në Technopolis, Pire, Athinë (Gazi), prej orës 09:00 të mëngjesit deri në 19:00.

ramës propagandë në athinë

Lini një Përgjigje