TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2025, 09:56

Primaret në PD, Jorida Tabaku gruaja më e votuar në Qarkun e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Primaret në PD, Jorida Tabaku gruaja më e votuar në Qarkun e
Jorida Tabaku

Ndërkohë që vazhdon numërimi i kutive të fundit në Partinë Demokratike, teksa procesi vazhduar gjatë gjithë natës, po dalin rezultatet e para.

Në Qarkun e Tiranës ndër më të votuarit është dhe Jorida Tabaku dhe rezulton të jetë e para ndër zonjat duke kryesuar me 650 vota.

Kandidatët me më shumë vota në Qarkun e Tiranës janë Ilir Alimehmeti dhe më pas renditen disa figura të reja në parti si dhe kandidatët e propozuar nga Kavaja dhe Kamza.

Tabaku kujtojmë se e ka testin e parë me strukturat partiake në një garë pas bashkimit të Partisë Demokratike.

Deri më tani ajo numëron 650 vota me diferencë me kanidatet e tjera zonja.

primaret ne pd

Lini një Përgjigje