TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2025, 08:51

581 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Begaj: Rëndësi dhe vlerë historike!

Shkruar nga Pamfleti
581 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Begaj: Rëndësi dhe
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përkujtoi sot ngjarjen historike të 2 marsit 1444, Besëlidhjen e Lezhës, dhe prijësin e saj, heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, duke risjellë në vëmendjen e të gjithë shqiptarëve se mesazhi historik i Kuvendit të Lezhës, “Bashkimi bën fuqinë”, nuk e ka humbur kurrë rëndësinë e tij.

“581 vite më parë, nën udhëheqësinë e Gjergj Kastriotit, u mbajt Kuvendi i Lezhës, i cili shënoi krijimin e një aleance të fuqishme politike e ushtarake për t’iu kundërvënë pushtimit e mbrojtur trojet e të parëve.
Mesazhi historik që vjen nga Kuvendi i Lezhës, “Bashkimi bën fuqinë”, nuk e ka humbur asnjëherë vlerën dhe rëndësinë e tij. Shqipëria bëhet më e fortë, më e sigurt dhe më e begatë nga kontributi i gjithsecilit, nga bashkimi i energjive pozitive të të gjithë shqiptarëve, kudo ata janë”, shkroi Presidenti Begaj në rrjetin social në Facebook.

 

Lini një Përgjigje